
Heung Min Son, sulmuesi i Totenham është thuajse në përfundim të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut.
Në fotot e fundit, ylli i futbollit është shfaqur me uniformë ushtarake, pushkë dhe helmetë gjatë ushtrimeve. Edhe pse evitoi shërbimin e detyrueshëm 2-vjeçar, falë triumfit në Lojërat Aziatike të vitit 2018, ai po kryen shërbimin prej 544 orësh në marinë. (A2 Televizion)