Kur mendon për një burg, në mendje të vijnë godina të rrethuara nga mure të lartë dhe tela me gjemba, drita për të parë në mjegull dhe sisteme të sofistikuara alarmi.
Do të befasoheni nëse do të shihni ndonjëherë burgim prej xhami të ndërtuar në Suedi, që së fundmi ka fituar edhe një çmim pasi është miqësor me ambientin.

“Tabellen 4”, një godinë e ndërtuar brenda burgut të sigurisë së lartë Sollentuna pranë Stokholmit ka ndërmarrë një sërë nismash ekologjike, mes tyre edhe një çati prej 1100 metrash katrorë e gjitha e mbuluar me bimë dhe bar, një sistem ventilimi që riciklon nxehtësinë e ajrit dhe një sistem grumbullimi mbetjesh me tetë nënkategori.

Gjithçka, “e paketuar” në një ndërtesë xhami prej 6000 metrash katrorë, që e rregullon vetë temperaturën dhe sigurisht ka një sistem alarmi të mirëfilltë. (A2 Televizion)