Shoqërohet në polici një prej kontrollorëve të trafikut ajror

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 22:24 | Aktualitet

Ndërsa në studion e A2 Business diskutohej për grevën e kontrollorëve dhe mënyrën e zgjidhjes së situatës, mbërriti lajmi se policia ka shoqëruar një nga kontrollorët e trafikut ajror. Sipas dëshmive të kontrollorëve të tjerë mësohet se është shoqëruar në Polici kontrollori Muhni Mezini.

Mezini u përfol se si personi i stresuar që kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën. Ai është thirrur në polici pasi ka përfunduar turnin dhe është një nga 5 kontrollorët që ka shprehur paaftësinë për të kryer detyrën për shkak të stresit. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=ZvJYCzslECI

A2 CNN Livestream

Latest Videos