



Një përdorues në rrjetet sociale është përballur me një lumë kritikash pasi ndau me ndjekësit e tij pamje nga një akuarium me peshkaqenë që ka në banesën e tij.
Burri, i cili jeton në Sydney, Australi, tregonte në video akuariumin gjigant 20 mijë litërsh që ka në vilën e tij në Kangaroo Point.
Në pamje shihet procesi i ndërrimit të ujit, të cilin ai e siguronte nga një automjet i parkuar jashtë shtëpisë së tij.
“Ndërrimi i 10 mijë litrave ujë të akuariumit i bën peshkaqenët e mi të lumtur”, shkruante ai bashkë me videon e shpërndarë në TikTok.
Megjithatë, ndjekësit e tij i bënë një sërë kritikash duke u shprehur se u kishte vjedhur gjallesave të detit lirinë duke i mbyllur në akuarium. Të tjerë kishin kritika për ujin që nevojitet për t’i mbajtur peshkaqenët të shëndetshëm, duke marrë parasysh thatësirën dhe krizën e ujit. (A2 Televizion)