Skënderbeu-Partizani rihap kampionatin, Gega: S’e vendos titullin

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 15:16 | Futboll
Skënderbeu-Partizani rihap kampionatin, Gega: S’e vendos titullin

Kampionati shqiptar i futbollit rinis të premten me një superpërballje, siç është Skënderbeu-Partizani.

Kampionët do të presin në shtëpi kryesuesit e kampionatit në javën e 19-të me shpresën për të rihapur garën pasi diferenca mes vendit të katërt dhe vendit të parë është plot 7 pikë.

Një fitore e të kuqve do të thellonte edhe më shumë këtë hendek megjithatë për trajnerin Gega ndeshja ndaj Skënderbeut nuk është përcaktuese për titullin.

Në konferencën përpara sfidës ka folur për herë të parë edhe afrimi më i ri i të kuqve, mesfushori Lum Rexhepi, i cili u shpreh se bën pjesë në një grup lojtarësh tepër cilësorë që kanë të gjitha mundësitë për të mbërritur tek titulli.

Skënderbeu-Partizani luhet këtë të premte, në stadiumin e Korçës në orën 18:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos