"Butrinti" në Gjykatën Kushtetuese, Zhupa: Edhe KLSH në procesin e shfuqizimit të koncesionit

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 16:13 | Politikë
"Butrinti" në Gjykatën Kushtetuese, Zhupa: Edhe KLSH në

Kontrolli i lartë i shtetit ka parashtruar kërkesën e vet në lidhje me procesin e Butrintit në Gjykatën Kushtetuese. Ky veprim vjen pas kërkesës së deputetëve demokratë dhe dekretit të Presidentit meta, që sipas Zhupës nuk shfuqizohet si dekret presidencial, ndonëse Presidenti ndryshon.

Në këtë dalje publike për të prezantuar ecurinë e këtij procesi, Zhupa ka prezantuar edhe emrat e skuadrës ligjore që do të mbrojë Butrintin në Gjykatën Kushtetuese, përveç saj.

Zhupa ka akuzuar se Ministria e Kulturës nuk është transparente dhe se ka kërkuar në gjykatë gjithë korrespondencën mes Ministrisë dhe UNESCO-s në lidhje me këtë rast. Deri më tani sipas saj janë fshehur këto të dhëna, ashtu sikurse edhe të tjera që kanë lidhje me Richard Hodges.

Ndër kërkesat e këtij ekipi është kërkuar që gjykata të thërrasë dhe të njihet me mendimin e ekspertëve që i kanë dedikuar jetën Butrintit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos