
Kryeministri Rama ka nisur një tur takimesh në qytetin e Vlorës.
Prej mëngjesit, Rama ka nisur takimet në qytet ku përfshinë inaugurimin dhe inspektimin në disa projekte, si dhe takim me strukturat. Në agjendën e tij, sipas burimeve të A2 CNN, u përfshi edhe një inspektim punimesh në tunelin e Llogorasë, ende në punim.
Më pas, pritet që programi të vijojë me inaugurimin e disa ambienteve të reja në Spitalin e Vlorës (si qendra e morgut), takim që pritet të zhvillohet në mesditë.
Kryeministri do të takojë më pas strukturat e Partisë ku do të flasë edhe mbi kandidatin për kryetar bashkie.
Takimet e ditës mbyllen me pjesëmarrjen në një koncert që zhvillohet në teatrin Petro Marko me grupin e famshëm italian “Ricchi e Poveri”. (A2 Televizion)