Buxheti 2023, Berisha: Hap drejt falimentimit ekonomik

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 14:50 | Politikë
Buxheti 2023, Berisha: Hap drejt falimentimit ekonomik

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar tha se “buxheti është i vjedhur para se të votohet”.

“Gjithçka në zëra është falsitet, mbasi siç kanë faktuar zhvillimet dhe në mënyrë të veçantë KLSH, ai vidhet në masën më të madhe të tij. Ju jeni dëshmitarë se si në 7 vite, sipas KLSH-së, janë vjedhur nga Edi Rama dhe ministrat e tij 8,2 miliardë euro dhe ju garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër, se prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe. Këta nuk kanë të ndalur, por vjedhja me buxhetin është një vjedhje e dyfishtë, është jashtëzakonisht e keqe, se në një anë vidhen fonde dhe shpërdorohen dhe përfundojnë në kontot e zyrtarëve dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin në vitin e 9-të punë publike absolutisht më të pakta sesa të një viti buxhetor”, tha Berisha.

“Por, nëqoftëse shohin punë publike më të pakta se një vit buxhetor, një barrë e tmerrshme që rëndon mbi shqiptarët është borxhi që qeveria merr për buxhetin. Edi Rama po shkatërron si një fuqi e së keqes të ardhmen e këtij kombi, së pari me largimin masiv nga Shqipëria e të rinjve shqiptarë, së dyti me borxhin e tmerrshëm që u vendos qytetarëve shqiptarë. Pas 20 vitesh, një fëmijë që lind në Shqipëri do të jetë borxhli me 21 mijë euro. Në këtë kontekst, ky buxhet shënon një rritje tjetër të Borxhit Publik, shënon një hap të rëndësishëm në falimentimin e plotë ekonomik të Shqipërisë”, shtoi kreu i PD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos