Ikja e Grida Dumës, reagon Ilir Meta

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 12:19 | Politikë
Ikja e Grida Dumës, reagon Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi në lidhje me lënien e mandatit të deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma.

“Çdo akt individual është i respektuar dhe nuk më takon mua të komentoj arsyet e dorëheqjeve. Mund t’ju them me bindje të plotë se Parlamenti i 25 prillit është totalisht i deformuar, është shumë larg të qenit një Parlament funksional, shumë larg të qenit një Parlament që mbron institucionet e pavarura”, tha Meta.

“Tani, vëmendja është te 12 nëntori, te dita e protestës kombëtare dhe nuk është te Parlamenti. Nëse ai do të funksiononte, protesta nuk do të ishte e nevojshme. Qëndrimi ynë është pjesëmarrje sa më aktive në Parlament, por e dimë që fuqia e opozitës nuk mund të jetë në Parlament”, shtoi kreu i PL-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/08/grida-duma-le-mandatin-e-deputetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos