
Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, reagoi pas lënies së mandatit të deputetes nga ana e Grida Dumës.
“Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zëvendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista e grupit parlamentar të PD-së, me foltoren e doktorit apo me antifoltoren e "Alibashës". Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti, prej të cilës edhe deputetët po largohen në tufa. Sa që ngjasojnë me ata shqiptarët e dëshpëruar që lënë atdheun përditë duke kaluar La Manshin me gomone, pa e kthyer fare kokën mbrapa. Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë”, shkruan Patozi në Facebook. (A2 Televizion)