Buxheti dhe paketa fiskale, parlamenti pritet t'i miratojë sot nen për nen

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 11:38 | Politikë
Buxheti dhe paketa fiskale, parlamenti pritet t'i miratojë sot nen

Gjatë 1 muaji diskutime në Kuvend, propozimet e qeverisë për buxhetin dhe paketën fiskale kanë prodhuar jo pak debate. Në seancën plenare të sotme, përballë vullnetit të mazhorancës kanë ardhur disa kërkesa për amendime nga ana e deputetëve.

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, kërkon që në frymën e heqjes së përjashtimeve fiskale të hiqen lehtësitë për hotelet dhe resortet me 5 yje, të hiqen lehtësitë për ndërtimin e zonave rezidenciale në fshatra dhe bregdet.

Nga ana tjetër, nisur nga shqetësimi i fermerëve, Braçe kërkon që norma e kompensimit të bëhet 20%, siç ka funksionuar edhe më herët, si dhe vendosjen e bazës së pataksueshme për pagat në 40 mijë lekë.

Braçe ndërkohë propozon vendosjen e një takse 150 lekë për litër për vajin e palmës, si dhe rikthimin e akcizës për pijet energjetike në masën 30 lekë për litër.

Nga ana e kampit opozitar, deputeti Alfred Rushaj ka sugjeruar uljen e TVSH-së për mallrat e shportës ushqimore në 6%. Ndërsa, së bashku me deputetin Bujar Leskaj, kanë propozuar rritjen e fondit për kompensimin e ish të përndjekurve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos