Deputeti i Lushnjës me fermerët: Ikin në Gjermani për të paguar borxhet, po kaloi buxheti ata janë të falimentuar

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 11:26 | Politikë
Deputeti i Lushnjës me fermerët: Ikin në Gjermani për

Deputeti i Partisë Demokratike që përfaqëson Lushnjën, Sajmir Korreshi, ishte sot përkrah fermerëve që protestojnë për paketën fiskale që pritet të miratohet. Masat e qeverisë për të janë të pamjaftueshme.

“Në qoftë se pretendojmë të jemi baras me rajonin, duhet të themi se rajoni jep 70 milionë euro, ne japim 3.2 miliardë lekë, dhe gjysma e tyre, vitin e kaluar, ka shkuar për seminare dhe trajnime, ndërkohë që fermeri do lekë në dorë. Duhet të kontrollohet sa fruta-perime shiten realisht. Fermeri të rimbursohet për kilogram, në mënyrë që të rregullohet informaliteti, sepse ai do të detyrohej të shkojë me faturë”, thotë ai.

Sipas tij, fermerët janë në vështirësi të tillë që po rrezikojnë falimentimin, pa subvencionet e duhura. “Unë banoj në Lushnjë, pjesa dërrmuese e këtyre personave, përtej se i kam kërkuar votën, më kanë rritur dhe i njoh hallet. Ata apo ikin në Gjermani për të paguar borxhet që kanë me serrat. Kam kohë që flas për këtë çështje, por e tërheq vëmendjen vetëm kur dal në foto me një kastravec. Këta fermerë kanë nevojë për jehonë. Kaq e vështirë është të nxjerrësh 10 specialistë që të bëhet të paktën ajo që është e arritshme?”, thotë deputeti, që shton se “me buxhetin që po kalojnë sot, këta janë të falimentuar, bashkë me blegtorinë. Po mendojnë për ngjitjen e satelitëve ndërkohë që nuk po ndizen traktorët”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/25/rame-dakord-qe-do-te-diskutojme-flet-kreu-i-shoqates-se-fermereve-pas-takimit-me-ramen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos