Kriza në PD, Salianji: Lëvizja e Berishës për t’iu kundërvënë SHBA-ve

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 20:56 | Politikë
Kriza në PD, Salianji: Lëvizja e Berishës për t’iu

Ervin Salianji u shpreh në A2 Debat me Alba Alishanin se për vendimin e përjashtimit të Berishës është negociuar në një periudhë 3 mujore.

“Ka pasur negociata në një periudhë 3 mujore për të pasur një zgjidhje tjetër, ashtu siç edhe qëndrimi fillestar i Berishës ka qenë që PD nuk duhet të përfshihet në këtë çështje. Vendimmarrja jo vetëm i takonte Bashës, por ka barrën e përgjegjësisë si kryetar i zgjedhur me një anëtar një votë. Unë mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë edhe për Sali Berishën, pasi nuk duhej të linçohej, pasi kryesia njësoj do të vendoste siç vendosi tani”.

Më tej, ai theksoi se lëvizja e Berishës është ndërmarrë për t’iu kundërvënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës flet ambasada, DASH dhe ka pasur një qëndrim të qartë. Ky është thelbi i konfliktit të sotëm. Nuk është një lëvizje për demokraci, nuk është një lëvizje mes dy personave, është një lëvizje për t’i dalë përballë SHBA-ve. Këtu ndahemi. Nëse kjo lëvizje do të ishte bërë në qershor, kur Basha u mbështet nga Berisha në krye të PD, do të ishim në të tjera diskutime. Ka një gju aty-aty me atë të Edi Ramës”, u shpreh Salianji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos