
Ministria e Drejtësisë do të mbyllë burgun e Zaharisë. Lajmin e bëri të ditur ministri Ulsi Manja.
Sipas Manjës, të dënuarit e Zaharisë do të zhvendosën në dy nga sektorët e burgut te Shënkollit deri në ndërtimin e një spitali specifik për të dënuarit me probleme mendore.
Njëkohësisht, ministri i Drejtësisë konfirmoi se këtë fundvit nuk do të ketë amnisti. (A2 Televizion)