Buzi si në mesjetë, mbushin ujë tek i vetmi burim i fshatit, nuk kanë as tubacione

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 12:17 | Aktualitet
Buzi si në mesjetë, mbushin ujë tek i vetmi burim i fshatit, nuk

Rreth 1 mijë e 700 banorët e njësisë administrative Buz në bashkinë e Memaliajt, duket sikur jetojnë në një realitet paralel. Ata kurrë nuk e kanë provuar të kenë ujë në rubinet. Zhvillimi ka mbetur te përdorimi i bidonëve, kazanëve dhe tubave të vendosur në mënyra artizanale.

Dhjetëra familje të njësisë administrative Buz i kanë shpresat për ujë te ky burim, të cilin e mbyllin me ç’të mundin për ta kursyer sadopak ujin që ta kenë edhe për nesër.

Administratori i njësisë thotë se asnjëherë nuk është bërë përpjekja më e vogël për të investuar në këtë zonë.

Akoma më të vështirë banorët e kanë mbushjen e ujit tek burimi i vetëm i fshatit gjatë dimrit dhe ditëve me reshje. Terreni i thepisur bëhet i rrezikshëm për t’u kaluar dhe për të transportuar bidonat me ujë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/03/luten-per-nje-pasarele-ne-kallembe-lumin-e-kalojne-si-ne-mesjete/
https://a2news.com/2022/07/01/mazreku-i-braktisur-manastiri-me-histori-9-shekullore-dergjet-ne-harrese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos