Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka dorëzuar në Kuvend nismën për ligjin e lustracionit. Në një deklaratë për mediat, ai tha se ky ligj garanton hapjen e plotë të dosjeve dhe çdo qytetar ka të drejtë të hapë dosjen e tij.
“Ata që kanë kryer aktivitete duke dhunuar të drejtat e shqiptarëve të mos jenë më në funksione publike. Ky ligj i shkon në mënyrë të plotë e serioze problemit dhe bazohet te ligji i viiti 2008, duke u pasuruar edhe me të tjera mbi një bazë kushtetuese.


Është e njëjta bazë kushtetuese që vlente që në atë kohë për lustracionin. Baza kushtetuese është e re. Ky ligj miratohet me 3/5 kemi huazuar dispozitën e dekriminalizimit. Ajo që është e rëndësishme është se ne vijmë me këtë ligj që garanton hapjen e plotë të dosjeve çdo qytetar ka të drejtë të hapë çdo dosje, të tjerët nuk mund të kërkojnë, secili të marrë vesh kush është persekutori i tij. Ky ligj do të ketë në funksion deri në fund të viti 2027”. (A2 Televizion)