Pajisje përgjimi të vendosura brenda këpucës, të përdorura në mision nga spiunët amerikanë Pajisje për kodimin e mesazheve Një inskenim i operacionit për vrasjen e liderit të Al-Qaedas, Osama Bin Laden në Pakistan në vitin 2011 Një vizitor fotografon pavionin e pajisjeve të përgjimit Foto të spiunëve rusë të kapur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010 Një makinë Aston Martin e përdorur në filmat e “James Bond”. Në ekspozitë tregohet gjithashtu se si bota e kinemasë ka ndikuar në përceptimin e spiunëve dhe spiunazhit në jetën reale. Një çadër pistoletë, e ngjashme me atë që është përdorur për vrasjen e disidentit rus Georgi Markov.
Koleksioni më i madh në botë i objekteve dhe relikteve të spiunazhit është nxjerrë për publikun në Muzeun e Spiunazhit të hapur së fundmi në Uashington, SHBA. Publikimi për herë të parë i disa prej objekteve synon që të tregojë mjetet e punës të përdorura në disa prej aksioneve më të mëdha të historisë së spiunazhit.
Në muze shfaqen mbi 1000 artefakte, përfshi sëpatën e përdorur për të vrarë revolucionarin rus Leon Trotsky, prangat e arrestimit të John Anthony Walker Jr, një ish-shefi të Marinës Amerikane që spiunonte te Bashkimi Sovjetik, por edhe çadra pistoletë, maska dhe pajisje për komunikime të fshehta si dhe për të përgjuar komunikimet mes Gjermanisë Lindore dhe Bashkimit Sovjetik. (A2 Televizion)