Çahet autostrada, makina bien njëra pas tjetrës

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 21:25 | Bota

Kina është përfshirë prej disa ditësh nga reshjet më të dendura të shiut prej 150 vitesh dhe pasojat e tyre kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha në infrastrukturë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar dëmtimin e një autostrade për shkak të rrëshqitjeve të dherave, të cilat shkaktuan një gropë të madhe që u bë shkak për disa aksidente të njëpasnjëshme, fatmirësisht pa fatalitete.

Në pamje, shihen makinat që njëra pas tjetrës bien në gropë dhe njerëzit e tjerë që rendin pas tyre për t’i shpëtuar.

Tajfuni Doksuri prej ditësh ka përfshirë Kinën me reshje të dendura dhe erë të fortë dhe pasojat e tij kanë prekur më shumë se 130 milionë njerëz në mbarë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos