Cakaj pret ministrin e Jashtëm të Turqisë: Nënshkruam 3 marrëveshje të rëndësishme

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 10:41 | Politikë
Cakaj pret ministrin e Jashtëm të Turqisë: Nënshkruam 3

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar fillimisht me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Pas takimit, i cili nisi rreth orës 08:30, Cakaj doli në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun e tij turk. Cakaj theksoi se janë nënshkruar 3 marrëveshje të rëndësishme.

“Turqia është një nga aleatët më të vyer në NATO, prej shumë vitesh ushtarakët tonë kanë shërbyer krah për krah në Afganistan për sigurinë në atë vend. Turqia është një ndër kontribuuesit kryesorë në KFOR, për më shumë se 20 vite. Njohim kontributin e Turqisë, që ka mbajtur barrën e milionave refugjatë sirianë.

“Së pari, Marrëveshjen për “Njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e Lejeve të drejtimit”, e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe do të eliminojë barrierat administrative dhe burokratike për përdorimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Së dyti, Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Akademive Diplomatike për Shkëmbimin e Diplomatëve, që do të shërbejë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe shtimin e mundësive të këmbimit të përvojave mes dy vendeve.

Së treti, ‘deklaratën e përbashkët’ ndërmjet dy ministrive që do të shërbejë për rritjen e përpjekjeve e bashkërendimin e qëndrimeve në kuadër të organizatave ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, dhunës ekstreme dhe terrorizmit”, tha Cakaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos