Cakaj takon Dendias: Me rëndësi zgjidhja e çështjeve dypalëshe

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 13:15 | Aktualitet
Cakaj takon Dendias: Me rëndësi zgjidhja e çështjeve

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, priti në një takim homologun grek, Nikos Dendias, i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në lidhje me takimin e zhvilluar, Cakaj u shpreh se me homologun grek, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.

Në takim, mes të tjerash, u theksua mbështetja e Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.  Cakaj bën me dije se vendi fqinj do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, 2022-2023.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të shtuar punën e përbashkët dhe për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos