
Buckingham Palace ka njoftuar se ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles do të mbahet më 6 maj të vitit të ardhshëm.
Monarku i ri do të kurorëzohet zyrtarisht në një ceremoni më të shkurtër nga paraardhëset, që do të bazohet në traditën e lashtë dhe që do të drejtohet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t në Westminster Abbey.
Mbreti Charles, 73 vjeç, thuhet se dëshiron një organizim më modest, me eventin që është shkurtuar në më pak se një orë. Lista e të ftuarve është zvogëluar me tre të katërtat dhe kodi i veshjes do të jetë më pak formal.
"Kurorëzimi do të pasqyrojë rolin e monarkut dhe do të shikojë drejt së ardhmes, duke qenë i rrënjosur në traditat e vjetra dhe madhështinë", konfirmoi pallati teksa zbuloi datën.
Burime nga familja mbretërore bëjnë me dije se ndërsa kurorëzimi do të përfshijë të njëjtët elementë thelbësorë të ceremonisë tradicionale, e cila ka ruajtur një strukturë të ngjashme për më shumë se 1000 vjet. (A2 Televizion)