Caktohet data e re zgjedhjeve për president të FSHF

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 11:22 | Futboll
Caktohet data e re zgjedhjeve për president të FSHF

Zgjedhjet për presidentin e Federatës së Futbollit shtyhen zyrtarisht në datën 15 mars. Edhe pse mbetet ende për të kuptuar rregullsinë juridike të procesit, në selinë e federatës së futbollit u zhvilluan punimet e Asamblesë, që miratoi me asnjë votë kundër apo abstenim propozimin e artikuluar nga zv.presidenti Edvin Libohova.

Sipas numrit 2 të FSHF-së, vendimi ligjor i gjykatës ka humbur bazën, sepse njëra prej akuzave për parregullsi të procesit është tërhequr, ndërsa akuza e dytë është në procesin e anulimit.

Të pranishëm në Asamblenë e Zakonshme ishin të pranishëm 41 nga 55 delegatë, duke bërë që të plotësohej kuorumi. Procesi i cili zgjati rreth 80 minuta, mbetet i hapur dhe sipas federatës do të vijojë punimet më 15mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos