Calavera: Koha që palët të bëhen bashkë. Reagon Edi Rama

Nga A2 CNN
5 Prill 2019, 14:43 | Politikë
Calavera: Koha që palët të bëhen bashkë. Reagon Edi

"Është koha që dy palët politike të bëhen bashkë për të mirën e vendit”, ky ishte mesazhi i dhënë në “Twitter” nga Delegacioni Europian, pas takimeve me ish-deputetë të opozitës të drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera.

https://twitter.com/EUinAlbania/status/1114117272791130118

Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe reagimi i Kryeministrit Rama. Po nëpërmjet “Twitter”-it, ai shkruan se është plotësisht dakord me delegacionin e BE. “Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë”, shkruan Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1114139877053014017

Më tej, kryeministri se “kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos