Trump pas takimit me kreun e NATO-s: Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2026, 08:24 | Bota

Trump pas takimit me kreun e NATO-s: Putin dëshiron t’i japë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se homologu i tij rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë. Deklarata u bë pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku në fokus ishte situata ndërkombëtare dhe veçanërisht konflikti mes Moskës dhe Kievit.

Sipas raportimit të Bloomberg, gjatë takimit dy zyrtarët diskutuan edhe për çështje të tjera, përfshirë Iranin dhe Groenlandën, por lufta në Ukrainë ishte tema kryesore e bisedimeve.

“Me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, folëm për Iranin, Groenlandën, por mbi të gjitha për Rusinë dhe Ukrainën”, deklaroi Trump.

Më tej, presidenti amerikan u shpreh se Putin dëshiron t’i japë fund konfliktit, i cili nisi në shkurt të vitit 2022 me pushtimin rus të Ukrainës.

Deklarata e Trump vjen në një kohë kur vijojnë përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes dy vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos