
Tirana mirëpret këtë të premte në Pallatin e Brigadave, Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes (Growth Plan), me temë “Reforma, Rritje, Integrim - Drejt Europës së bashku”.
Një reagim në lidhje me eventin ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘’Growth Plan’’, me temë “Reforma, Rritje, Integrim - Drejt Europës së bashku”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”.
AXHENDA
10.00 – Mbërritja/ Doorstep
10:30-10:50 – Fjalët hyrëse të samitit
• Kryeministri Edi Rama
• Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos
12:15 - Foto e përbashkët e liderëve
12:30 - Konferenca e përbashkët për shtyp
• Kryeministri Edi Rama
• Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. (A2 Televizion)