
Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, i ka dorëzuar sot peshëngritësit Briken Calja diplomën e vendit të 6 në Lojërat Olimpike "Londër 2012".
Diploma mbërriti zyrtarisht në zyrat e KOKSH nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, të cilët kanë bërë rivlerësimin e rezultateve të garës së 69kg, kategori në të cilën Calja konkurroi në Olimpiadën e Londrës.
Rivlerësimi erdhi si pasojë e përjashtimit të 3 sportistëve që rezultuan me doping, duke e ngjitur Caljan nga vendi i 9 në vendin e 6 të renditjes së përgjithshme.
(A2 Televizion)