
Moti kryesisht i kthjellët mbizotëron në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës sjell vranësira të shpeshta në të gjithë vendin, por nuk do të ketë reshje. Temperaturat e ajrit vijojnë pa ndryshime të ndjeshme, vlerat minimale/maksimale do të luhaten nga 12 në 31°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me një forcim të përkohshëm nga ora 13 në orën 17, kur pritet që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë, më të larta dallgët në brigjet e Jonit. (A2 Televizion)