
Zëvendësimi i Cristiano Ronaldos në minutën e 55 të ndeshjes Juventus-Milan dhe zemërimi i tij me trajnerin Maurizio Sarri kanë hapur shumë debate në Itali.
Fabio Capello, në deklarata për Sky Calcio, lavdëroi teknikun e bardhezinjve për vendimin që mori.
“Cristiano nuk është në formë dhe Sarri bëri gjënë e duhur. Duhej personalitet për të bërë atë zëvendësim, por në fund e fitoi ndeshjen”, deklaroi ish-trajneri i famshëm.
Më pas, Capello sulmoi Cristianon: “Nuk i bën mirë imazhit të tij që nuk u ul në stol. Duhet të tregohesh kampion edhe në ato momente. E vërteta është se Cristiano ka 3 vite që nuk driblon një kundërshtar. E mbaj mend kur driblonte shpesh, ndërsa sot te Juventusi driblojnë vetëm Dybala dhe Douglas Costa”. (A2 Televizion)