Sarri: Cristiano nuk është mirë fizikisht. Do të shqetësohesha nëse nuk do të inatosej nga zëvendësimi

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 08:35 | Futboll

Juventusi mposhti 1-0 Milanin, duke rimarrë kryesimin e Serisë A, por zëvendësimi i Cristiano Ronaldos në minutën e 55 të ndeshjes duket se la në plan të dytë rezultatin.

Portugezi doli nga fusha i inatosur dhe nuk u ul në stol, por shkoi direkt në dhomat e zhveshjes dhe la stadiumin përpara se të përfundonte takimi.

Trajneri Sarri u shpreh kështu pas sfidës ndaj kuqezinjve: “Falenderoj Cristianon pasi luajti, edhe pse nuk ishte në formë të mirë. Nëse inatoset është normale, bëri gjithçka për të qenë gati për këtë ndeshje”.

https://a2news.com/2019/11/11/capello-sulmon-cristianon-ka-3-vite-qe-nuk-driblon-nje-kundershtar/

“Ka pasur një problem në gju dhe që nga ajo kohë ka dhimbje, nuk mund të stërvitet shumë”, shtoi Sarri, i cili nuk mendon se ka nevojë për një qortim për CR7, pasi, sipas tij, nuk mund të qortohet dikush që dëshiron të japë maksimumin.

“Duhen toleruar ato 5 minuta zemërimi, mendoj se janë normale. Madje, trajnerit i bëhet qejfi, do të isha i shqetësuar nëse ndodh e kundërta”, deklaroi trajneri i Juventusit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos