Cardi B dhe Offset bëhen sërish prindër

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 08:33 | Showbiz

Çifti i reperëve Cardi B dhe Offset janë bërë sërish prindër.

“9/4/21,” shkroi Cardi në një fotografi ku shfaqet në shtratin e spitalit, së bashku me foshnjën dhe Offset.

Dyshja thanë se ishin të lumtur që më fund takuan djalin e tyre.

“Ai që tani po merr shumë dashuri nga familja dhe miqtë. Mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit dhe motrat e tjera,” thanë ata në një deklaratë për People.

Cardi B ka një vajzë me Offset, Kulture, 3 vjeç ndërsa Offset ka tre fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos