"Perëndon" dominimi i Nadal, në US Open mundet nga amerikani që thyen rekordin

Nga A2 CNN
6 Shtator 2022, 08:44 | Sporte të tjera

Çerekfinalet e turneut US Open me shumë gjasa kanë shënuar një surprizë të pamenduar në tenis dhe ndoshta një pikë kthese për Rafael Nadal.

Tenisti spanjoll, tashmë 36-vjeçar, u mund në Nju-Jork nga amerikani Frances Tiafoe me rezultatin 6-4 4-6 6-4 6-3, i cili me këtë fitore ndoshta kap majën e karrierës.

Në përfundim të përballjes, Tiafoe, djali 24-vjeçar i një refugjati nga lufta civile në Sierra Leone, shpërtheu në lot

Në përfundim të përballjes, Tiafoe, djali 24-vjeçar i një refugjati nga lufta civile në Sierra Leone, dhe i kritikuar disa herë për karakterin e tij, shpërtheu në lot, teksa deklaronte se "në fund më dridheshin këmbët, por ia dola, bëra një ndeshje të paparë”.

Humbja e Nadal hap në mënyrë të papritur betejën për numrin 1 në renditjen botërore, që do të vendoset pikërisht nga rezultatet e këtij turneu. Nadal ende kryeson, por në garë janë ende norvegjezi Ruud dhe spanjolli Alcaraz, që në rast arritje në finale mund t’i marrin, të paktën përkohësisht, kurorën mbretit 36-vjeçar.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos