CDC tregon sa persona të vaksinuar me dy doza janë infektuar me Covid-19

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 09:47 | Bota
CDC tregon sa persona të vaksinuar me dy doza janë infektuar me

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CDC) ka njoftuar se janë rreth 5800 personat që janë infektuar nga koronavirusi nga 77 milionë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinave.

Drejtori i CDC-së, Dr. Rochelle Walensky tha se raste të tilla priteshin, pasi asnjë vaksinë nuk është 100% efektive. Gjithsesi, Walensky shtoi se lajmi i mirë është që rastet e infektimit të personave të vaksinuar plotësisht janë të rralla, siç duket edhe nga shifrat e raportuara.

“Shumica e të infektuarve kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë. Kjo është pikërisht ajo që shpresonim të ndodhte”, shtoi Walensky.

Nga këta 5800 persona, 74 ndërruan jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos