
Italia raportoi 16.974 raste të reja me koronavirus dhe 380 viktima në 24 orët e fundit, shifra këto që prej disa kohësh kanë luhatje të vogla, por që mbeten në të njëjtat nivele.
Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se gjatë ditës së fundit janë kryer më shumë se 319 mijë testime.
Lajmi i mirë që vjen nga Italia është se në spitale vijon të ulet numri i pacientëve të shtruar në terapitë intensive dhe repartet e tjera Covid. (A2 Televizion)