“Shqipëria e madhe iluzion, Serbia e Madhe, projekt i 2 shekujve”

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 21:03 | Aktualitet
“Shqipëria e madhe iluzion, Serbia e Madhe, projekt i 2

Profesori Enver Bytyçi komentoi në Debat dhe zërat në Beograd dhe Tiranë se “Open Ballkan” synon Shqipërinë e Madhe apo Serbinë e Madhe.

Bytyçi shprehet se Shqipëria e Madhe është një iluzion, ndërsa Serbia e Madhe, ndonëse është projekt mbi 200 vjeçar, gjithashtu nuk mund të realizohet pasi shqiptarët dhe serbët jetojnë në të gjitha shtetet e Ballkanit.

“Nuk mendoj se do të ketë sa Shqipëri të Madhe dhe as Serbi të Madhe. Shqipëria e Madhe, njëherë, është një iluzion për mua. Ndërsa Serbia e Madhe është projekt i 2 shekujve pa asnjë diskutim, por gjithsesi nuk mund të realizohet pasi ka një problem, shqiptarët dhe serbët jetojnë në të gjitha shtetet e Ballkanit. Dhe nëse do të fillojmë të krijojmë shtete njëetnike Ballkani do të zhduket nëpërmjet luftrave me njëri-tjetrin. Askush, as amerikanët dhe as europianët nuk do të lejojnë një konflikt të tillë. Shof dhe paralajmërimin e  Biden se kush predikon ndryshim kufijsh  do të përballet me sanksione e shoh si një paralajmërim serioz. E pamundur të krijohet një shtet bota serbe dhe bota shqiptare. Projekti serb është i shtuar, por a e përdorin për retorike nacionaliste? Edhe Millosheviçi e ka bërë. Në Shqipëri le të bëhet retorikë nacionaliste, por nuk krijohet urrejtje për kombet e tjerë”, u shpreh Bytyçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos