All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shpenzimet e studentëve 324 euro për strehim dhe ushqim, vetëm 80 lekë në ditë për argëtim

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 16:28 | Aktualitet
Shpenzimet e studentëve 324 euro për strehim dhe ushqim, vetëm 80
All - Paragraf - 1

Laborator mësimi bashkëkohor, dhoma dinjitoze në konvikte dhe ngrohje, mensë si dhe biblioteka universitare, ishin disa nga kartolinat që aktivistë të shoqërisë civile u shpërndau studentëve si disa nga premtimet e pa mbajtura të qeverisë.

Pas 2 viteve pandemi, studentët u kthyen në auditore dhe në konvikte metë njëjtat problematika të mbartura. Shpenzimet e larta më së shumti i prekin ata që vijnë nga rrethet, por mësimi i kufizuar në auditore dhe në laboratorë endeshin thuajse të gjithë studentët.

All - Paragraf - 3

“Shpenzojë nga 350 deri në 400 mijë lekë të vjetra në muaj. Shpenzimet m’i mbulon familja, ndërsa ne studentët e informatikës, praktikën e bëjmë në letër, jo në kompjuterë. Qiraja varjon te 300 euro, hasim vështirësi në punët laboratorike”.

Kostot mujore të studentëve tejkalojnë pagën minimale në Shqipëri. Të pyetur për raportin e shpenzimeve, pohojnë se kryesisht ato shkojnë për strehim dhe ushqime.

“324 euro i duhet një student, nga të cilat 60% shkojnë për strehim dhe ushqime. Për argëtim studentët shpenzojnë afërsisht 80lekë”, shprehet Gevio Tabaku.

All - Paragraf - 6

Moszbatimi i të gjitha pikave të Paktit për Universitetin, sjell si pasojë edhe mungesën investimeve për akomodimin e duhur të studentëve, ndërsa standardi europian është qartazi i ndryshëm.

“Vetëm 7% e studentëve akomodohen në konvikt, në Europë akomodohen 80% e tyre. Nuk janë përmbushur ato premtime që u dhanë studentëve”, tha Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare.

Ministria e Arsimit njoftoi se për të lehtësuar studentët do të ketë reduktim të tarifave, por burime për A2 nga rektorati i Tiranës, njoftojnë se nuk janë kryer bisedime shteruese rreth përqindjes që do të ulet nga tarifa si dhe kompensimi i fondeve të munguara ndaj Fakulteteve. Gjithçka mbetet në dorë të V.K.M-së që ministria do të publikojë, pas të cilës mendohet se do të përshtatet dhe reduktimi i tarifave, por deri tani mungon transparenca institucionale.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos