
Endri Çekiçi nuk do të jetë më një futbollist i Konyasporit në kampionatin turk.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori i kombëtares shqiptare, që me anë të një postimi njoftoi se ka njoftuar se ka mbyllur këtu rrugëtimin e tij me klubin turk.
Me fanellën e Konyasporit , Endri Çekiçi luajti në 55 ndeshje dhe shënoi 8 gola.
"Dy vite të mrekullueshme bashkë. Faleminderit familja e madhe e Konyaspor", shkruan futbollisti shqiptar, ndërsa nuk jep detaje lidhur me të ardhmen e tij. (A2 Televizion)