Juve-UEFA drejt marrëveshjes, “Zonja” një vit e përjashtuar nga Kupat e Europës

Nga A2 CNN
9 Korrik 2023, 15:12 | Futboll
Juve-UEFA drejt marrëveshjes, “Zonja” një vit e

Për Juventusin po afrohet momenti i së vërtetës për t’u njohur me vendimin e UEFA-s në lidhje me fitimet kapitale dhe manovrat e pagave.

Në ditët në vijim pritet verdikti i cili duhet të sqarojë gjithçka dhe të vendosë fatin europian të klubit të Allegrit. Pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë me drejtësinë sportive italiane, sipas Sky Sport, drejtuesit e Juventusit mund të kenë gjetur një marrëveshje edhe me qeverinë e futbollit evropian për një kompromis që nuk do ti mbajë larg Europës për një kohë të gjatë.

Sipas detajeve që kanë rrjedhur në media, Juventusi duhet të përjashtohet për një vit nga Kupat e Europës, duke hequr dorë nga Liga e Konferencës së ardhshme dhe njëkohësisht do të garantonte abstenim nga çdo lloj apelimi në CAS.

Kjo tregon se shkeljet e supozuara të pasqyrave financiare të Juventusit dhe marrëveshjes së zgjidhjes brenda UEFA-s, mund të zgjidhen me të keqen më të vogël.

Në fakt, duke vuajtur skualifikimin këtë sezon, bardhezinjtë do të shmangnin rrezikun për të parë ndonjë masë të ashpër për sezonin pasardhës, ndoshta duke u dashur të heqin dorë edhe nga formati i ri i Champions League duke filluar nga 2024/2025 . Hipotezë që në Vinovo po mundohen ta shmangin në çdo mënyrë, duke preferuar të heqin dorë në të ardhmen e afërt nga Liga e Konferencës më pak fisnike dhe e pasur, ku me përjashtimin e Juves, sipas renditjes së Seria A, i takon Fiorentinës që të marrë pjesë.

Në rast të një skualifikimi më të rëndë për sa i përket viteve, në fakt, Juve sigurisht që do të apelonte në gjykata të ndryshme për të kufizuar dëmin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos