Celibashi minimizon problematikat: Identifikimi elektronik dhe ndryshimi i qendrave të votimit pa ndikim në zgjedhje

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 16:23 | Politikë
Celibashi minimizon problematikat: Identifikimi elektronik dhe ndryshimi i

Edhe pse e kishin thirrur të raportonte për vitin 2022,prania e Ilirjan Celibashit në sallën e Komisionit të Ligjeve zhvendosi vëmendjen e deputetëve vetëm tek vendoret e 14 majit.

Opozita ishte e para që kërkoi fjalën për ta pyetur kreu ne KQZ-së dhe kërkoi një sqarim nga Celibashi mbi zhvendosjen e qendrës së votimit për rreth 1.2 milionë qytetarëve.

“Ekstrakti i trete i zgjedhësve- iu ndryshua fraksioni i QV, ketë proces e kemi dakordësuar me të gjitha partitë politike. Zgjedhës te cilët ne2021 ishin 187 mije votues qe shkua në QV e gabuar, në 2023 janë 176 mijë të cilët qe kane shkuar ne QV e gabuar. Është ndryshuar fraksioni në ekstraktin e tretë.”

Problematike në 14 maj ishte edhe mosfunksionimi i pajisjeve të identifikimit elektronik në zgjedhje. Pas verifikimeve, kryetari i KQZ-së mendon se edhe në këtë rast, situata është fryrë përtej reales.

“Në rastin e zgjedhjeve të 14 majit, çfarë u paraqit si problematike publikisht nuk na rezulton të jetë aq problematike. 266 QV patën probleme. Nga këto në 120 QV nuk u paraqitën fare operatorët."

Maxhoranca kishte në fokus zgjerimin e përdorimit të teknologjisë. Socialistët pyetën Celibashin mbi nevojat e KQZ për ta shtrirë votimin dhe numërimin elektronik në të gjithë vendin, nëse kosto financiare do të ishte e pranueshme.

“Ky vendim duhet të merret tani dhe të vihen në dispozicion fondet jomë vonë se një vit përpara, përndryshe është thuajse e pamundur. Komisionerët jo nga rruga por nëpunës publikë.”

Kur u pyet nëse ndjehet në presion nga deklaratat e Kryeministrit Rama nuk do ta linte me aq në lidhje me problemet e vëna re gjatë organizimit të zgjedhjeve të fundit, u duk se dërgoi një mesazh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos