Lirimi i tre policëve, Berisha: Falënderoj SHBA, BE dhe Orban, palët t’i kthehen dialogut

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 15:17 | Politikë
Lirimi i tre policëve, Berisha: Falënderoj SHBA, BE dhe Orban,

Për lirimin e tre policëve që u rrëmbyen në veri të Kosovës nga forcat serbe, Sali Berisha falënderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Kryeministrin e Hungarisë Viktor, Orban, pasi siç tha falë thirrjes së tyre gjykata e Serbisë mori vendimin që duhet ta kishte marrë disa ditë më parë.

Në një deklaratë, Berisha tha se lirimi pa kushte i tre policëve ishte një vendim i duhur, por shton se duhen hetuar dhe ata që organizuan rrëmbimin e tyre.

“Sigurisht që lirimi i tyre, ishte një vendim në drejtimin e duhur, por zbardhja e të vërtetës, mbi këtë akt dhe ndëshkimi i organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti, të pashembullt them dhe njëherë, nga vitet ’50 gjer sot, është i domosdoshëm në mënyrë që histori të tilla, të mos mund të përsëriten më”.

Për të shtensionuar situatën, Berisha sugjeron edhe njëherë që palët të ulen në dialog dhe t’i rikthehen paktit që u dakordësua në Ohër.

“Marrëveshja nuk i intereson Aleksandër Vuçiç, nuk i intereson Serbisë. Ndaj dhe në këtë kuadër, përpjekjet e mëdha, të muajve të fundit, japin shpresë se mbi bazën e dokumentit të Ohrit, apo planit franko-gjerman, të arrihet me vullnet një marrëveshje e cila ka si objektiv normalizmin e marrëdhënieve dhe më vonë, njohjen reciproke”.

Nuk harroi të akuzonte Edi Ramën se po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës, për të shpëtuar nga afera McGonigal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos