Rama: Situata në Veri po degradon drejt një “Donbasi” ballkanik! Shqipëria do bëj çmos që kjo të mos ndodhë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 11:38 | Politikë
Rama: Situata në Veri po degradon drejt një “Donbasi”

Me konfliktin në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se është i shqetësuar për situatën në rajon. Duke e konsideruar veriun, si “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës, kreu i qeverisë shqiptare tha se tensionet që po vijojnë prej kohësh mund të jetë një kthim pas në kohë, atëherë kur Ballkani konsiderohej “fuçi baruti”.

Mirëpo, në këtë sfidë të re për Ballkanin, Rama thotë se Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë.

“Situata në Veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht. Miopia strategjike në qasjen ndaj dialogut, zvarritja e planit të shkëlqyer franko-gjerman, devijimi i fokusit tek demonstrimet e forcës dhe si rrjedhojë, degradimi i situatës në Veri, mund t’i kushtojnë gjithë këtij rajoni, Serbisë padiskutim, po sidomos Kosovës më shumë se çdokujt tjetër, një kthim i mosozotshëm mbrapa, me pasoja shumëvjeçare. Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë, sepse do të ishte një çmenduri që paqja e brishtë që kemi ndërtuar përgjatë këtyre viteve, në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe përmes nismash të ndryshme, të rrënohet si kështjellë rëre nga rikthimi i dallgës së marrëzisë ballkanike, duke na rihedhur të gjithëve jashtë rrugës së integrimit europian, në fuçinë e vjetër të barutit në mes të Europës”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/26/rama-ne-bruksel-bashkesia-euroatlantike-te-udheheqe-nje-konference-pa-afat-kohor-serbi-kosove-deri-ne-nenshkrimin-e-marreveshjes/
https://a2news.com/2023/06/26/u-mbajten-peng-nga-serbia-per-12-dite-del-fotoja-e-3-policeve-pas-lirimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos