Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale. Sipas tij deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë parregullsi gjatë shpërndarjes së materialeve zgjedhore dhe pajisjeve të identifikimit elektronik. Ai tha se në rreth 100 qendra votimit nuk kemi caktuar operator për të përdorur pajisjen e identifikimit
“Rreth 100 qendra votimit nuk kemi caktuar operator për të përdorur pajisjen e identifikimit. Ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale për çdo qendër votimi. Nga KZAZ deri në këto momente procesi ka ecur shumë mirë. Nuk është evidentuar asnjë parregullsi gjatë shpërndarjes së materialeve dhe pajisjeve të identifikimit elektronik dhe kjo pajisje bashkë me pjesën tjetër do t’u shpërndahet sot komisioneve të qendrave të votimit”.
Ai përsëriti edhe njëherë informacionin për mënyrën e votimit dhe theksoi se votuesit do të gjejnë informacion të plotë për kandidatin dhe numrat respektivë në hyrje të qendrës së votimit dhe brenda saj.
“Për zgjedhësit; informacion për mënyrën e votimit. Në këtë ditë të e heshtjes zgjedhore në çdo qendër votimi do të votohet vetëm me një fletë janë emrat e partive dhe koalicioneve dhe numrat që u korrespondojnë kandidatëve të secilës parti e koalicion në disa qarqe kandidojnë edhe kandidatë të pavarur me qëllim që vota të jetë e vlefshme duhet të votojë në 1 nga 3 mënyrat që ne kemi bërë publike. Votuesit do të gjejnë informacion të plotë për kandidatin dhe numrat respektivë dhe ata që do të kenë dilema për shkak të memories mund ta marrin këtë informacion në hyrje të qendrës së votimit dhe brenda saj, pranë dhomës së fshehtësisë”.
Po kështu sa i takon projektit pilot në KZAZ numër 40, Celibashi garantoi sigurinë dhe fshehtësinë e votës, po kështu edhe integriteti i procesit zgjedhor. Ai garantoi gjithashtu se KQZ ka marrë të gjitha masat një proces zgjedhor të sigurt. (A2 Televizion)