Këngëtari i njohur me famë botërore, Harry Styles ishte viktima e radhës e "trendit" që po ndodh në koncerte, ku fansat i hedhin sende në skenë artistëve. 29-vjeçarit i është hedhur një objekt në sy, gjatë koncertit në Vjenë.
Siç shihet në videot e publikuara në rrjetet sociale, Styles goditet në sy teksa po ecte në skenë.
“Pse vazhdojnë ta bëjnë këtë, duke paguar para për të qenë në sediljet e para për ta bërë këtë. Është shumë e lodhshme”, ka komentuar një përdorues në Twitter.
“Kjo ‘kulturë’ e hedhjes së gjërave do të ‘vrasë’ koncertet dhe festivalet duke i bërë më të shtrenjta dhe më të mbyllura”, shkruan një tjetër.
Kujtojmë se incidente të ngjashme janë regjistruar javët e fundit në koncertet e Bebe Rexhës dhe Drake, ku këngëtarja shqiptare mbeti e dëmtuar rëndë në fytyrë. (A2 Televizion)