Çështja “Ahmetaj”, Meta: E pandodhur më parë që numri dy i qeverisë të arratiset

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 10:56 | Politikë
Çështja “Ahmetaj”, Meta: E pandodhur më parë

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, u shpreh në një konferencë për shtyp se arratisja, siç e quajti ai, e Arben Ahmetajt “tregon krizën e jashtëzakonshme të korrupsionit që ka mbërthyer qeverinë”.

“Çështja Ahmetaj është diçka që nuk ka ndodhur më parë, që numri dy i qeverisë të arratiset nga vendi dhe t’i shmanget drejtësisë që ka votuar vetë. Tregon krizën e jashtëzakonshme të korrupsionit që ka mbërthyer qeverinë. Qëndrimi im dhe i Partisë së Lirisë është i qartë: si çdo zyrtar, duhet të përballet me drejtësinë për çdo përgjegjësi ligjore. Por, të mos harrojmë atë që ka thënë publikisht zoti Ahmetaj, që ai nuk ishte aq i fuqishëm sa të garantonte ecjen përpara të një afere kaq të madhe sa ajo e inceneratorëve”, deklaroi Ilir Meta.

“Nuk kemi të bëjmë me përgjegjësi personale, por me një grup të strukturuar kriminal. Garant i kësaj afere është vetëm ai që mund ta çonte përpara këtë aferë në mënyrë të paligjshme, kryeministri aktual”, shtoi kreu i PL-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/18/mesymja-e-spak-ne-pasurite-e-arben-ahmetajt-sekuestrohen-apartamente-llogari-bankare-dhe-pajisje-elektronike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos