Presidenti Meta i është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Rama, ku i kërkon informacion të detajuar në lidhje me debatin e krijuar ditët e fundit për kufirin detar me Greqinë.
Nisur nga raportimet mediatike për një komunikim mes kryeministrit Rama dhe homologut grek, Meta kërkon informacion për çfarë kanë diskutuar dy krerët e qeverive.
Presidenti kërkon gjithashtu të mësojë qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në lidhje me shtrirjen e Greqisë me 12 milje, si dhe planin e veprimit të autoriteteve shqiptare. (A2 Televizion)
