Çështja e kufirit detar me Greqinë, Meta: I qëndroj deri në fund vendimit të Kushtetueses

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 13:46 | Politikë
Çështja e kufirit detar me Greqinë, Meta: I qëndroj deri

Presidenti Meta ka folur për çështjen e kufirit detar me Greqinë duke thënë se do i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund.

“Shqiptarët duhet të jenë të sigurt që presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta nga Vlora.

Presidenti Meta ishte në ceremoninë në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilluar në Drashovicë, ku ndau disa çmime vlerësimi për atdhetarë të spikatur dhe u pyet mbi marrëveshjen detare Shqipëri- Greqi.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 e ka hedhur poshtë marrëveshjen detare me Greqinë. Gjykata Kushtetuese me vendimin 15, datë 15.4.2010, e shfuqizoi marrëveshjen duke arritur në përfundimin e mëposhtëm. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/08/27/kufiri-detar-rama-greqia-sdo-te-gllaberoje-ujerat-shqiptare-po-ushtron-te-drejten-e-saj/
https://a2news.com/2020/08/27/marreveshja-detare-me-greqine-andoni-shqiperia-te-respektoje-sovranitetin-e-saj-sic-kane-bere-paraardhesit/
https://a2news.com/2020/08/26/greqia-zgjeron-hapesiren-detare-mitsotakis-kerkon-marreveshje-me-shqiperine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos