
Çështja e menaxhimit të parkut të Butrintit ka shkaktuar debate të mëdha në Kuvendin e Shqipërisë mes opozitës dhe mazhorancës.
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, Edi Rama ka planifikuar që nga parku të nxjerrë jashtë disa zona të tij që po ashtu janë shumë të rëndësishme për kulturën dhe trashëgiminë dhe në to të lejojë ndërtimin e qindra vilave pushimi nga oligarkët.
Berisha i bëri thirrje fondit që do të marrë në menaxhim Butrintin, që të mos kthehet në mashë të Edi Ramës.
“Edi Rama, duke shfrytëzuar një plan menaxhimi të zonës A3, ka nxjerrë jashtë Parkut zonat e tjera dhe ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Stillës, ka parashikuar të ndërtojë resorte të mëdha turistike në zonën e Gjirit të Manastirit.
Mund t’ju them edhe zotërinjve të Fondit, nuk ju takonte ju të shndërroheshit në një mashë të Edi Ramës, për të kënaqur ambiciet e tij të pafundme korruptive”, tha Berisha. (A2 Televizion)