Menaxhimi i parkut të Butrintit, protestë nga ambientalistët dhe debate në Kuvend

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 17:49 | Politikë
Menaxhimi i parkut të Butrintit, protestë nga ambientalistët dhe

Pasi ka kaluar në të gjitha komisionet plani i menaxhimit të parkut kombëtar të Butrintit kaloi këtë të enjte edhe në parlament. Debatet mes ministres Margariti dhe deputetes Ina Zhupa nuk kanë munguar.

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Kulturës Elva Margariti, ka shpalosur projektligjin për marrëveshjen e Butrintit, ç’ka Zhupa e konsideroi koncesion.

Sipas Zhupës, bordi është me emra konkretë, çka ia jep menaxhimin privatit, por jo institucioneve. Pra, Margariti është në bordin e menaxhimit si emër, por jo si ministre kulture.

Një tjetër pikë e debatit ishte edhe trajtimi i të dhënave historike që Richard Hodge, historian britanik që sipas ministres Margariti është anëtari neutral në bordin e menaxhimit, shkruan se Butrinti është e kolonive greke.

Por, beteja për mbrojtjen e Butrintit u zhvillua edhe jashtë ambienteve të parlamentit. Tre anëtarë të aleancës që është krijuar ditën e shtunë për mbrojtjen e këtij siti arkeologjik kanë kërkuar nga deputetët që ky ligj të mos votohet.

Ndërsa në një prononcim për gazetarët para se të futej në parlament, Berisha tha se mbrojtja e Butrintit është imperativ për çdo shqiptar.

“Shpërdorimi më i madh që i bëhet pasurisë kombëtare vlerave të mëdha historike, kulturore, biodiversitetit të jashtëzakonshëm të asaj zone, shtratit nënujor i pasur me gjetje arkeologjike nga më të çmuarat. Pra mbrojtja e Butrintit është imperativ për çdo shqiptar, e garantoj Edi Ramën se s’do mundet të sillet me në Butrint si të ishte plaçkë e Kolekajve apo baballarëve të tij. Ajo është pronë e shqiptarëve, një nga pasuritë më të çmuara të shqiptarëve. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan kanë parashtruar programin e një aktikorruptiv të pashembullt”, tha Berisha.

Votimi i këtij projektligji i hap rrugën planit të menaxhimit të Butrintit, publikuar edhe në Ministrinë e Kulturës, por opozita ka paralajmëruar dërgimin e marrëveshjes në Kushtetuese.  

“Fondacioni për menaxhimin e Butrintit është një Fondacion Shqiptar. Mirëadministrim do të thotë përdorim sa më i mirë i aseteve. Është e vërtetë që komuniteti jeton në brendësi të këtij potenciali. Është një optimizëm i të ardhurave që sjellë Butrinti. Duhen shtuar më shumë shërbime për vizitoret. Po flasim për një pasuri botërore. Është pjesë e mikpritjes ajo që duhet t’i shtohet Butrinti një qendër vizitorësh. Aksesueshmëria është një e mirë e komunitetit. Do të ketë një hartim akademik dhe shkencor për kërkimet. Mirëadministrim do të thotë se të gjitha fondet që do të administrohen në Butrint do të investohen për parkun. Janë shpifje që vijnë për ngjyrosje politike. Marrim sitet tona kombëtare t’i shpalosim për propagandë. Ky projektligj do t’i diskutojë të gjithë personat e përfshirë sipas një plani afatgjatë. Në Butrint do të ngremë shkollat e kërkimit shkencor”, tha Margariti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos