
Kanë vijuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm reshjet e borës në qarkun e Korçës. Në zonat mbi 1000 m, reshjet janë shoqëruar dhe me erë të fortë.
Trashësia e saj varion nga 5 cm-25 cm në zonat e Voskopojës, Qafë së Qarrit dhe rruga e Dardhës.
Kontraktorët janë duke punuar në akset rrugore dhe aktualisht qarkullimi kryhet pa problem. Policia rrugore kërkon kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështisë së madhe në rrugë. (A2 Televizion)