Çështja e turistëve rusë, Muzhaqi: Nuk kemi teknologjinë e duhur, na duhet ndihmë nga laboratorë të huaj

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 20:16 | Kronikë
Çështja e turistëve rusë, Muzhaqi: Nuk kemi

Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi u shpreh në një lidhje me studion e “Debat” nga Alba Alishani se autoritetet shqiptare “ndoshta nuk kanë teknologjinë e duhur për situata të tilla”.

“Ka diçka që nuk shkon këtu. Duhet që mjekësia ligjore ta zbardhë sa më shumë këtë ngjarje. Tani, kemi elementin se si angazhohen strukturat tona për përballjen e kësaj situate. Reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe kjo është pozitive. E rëndësishmja është që i kemi ofruar transparencë përfaqësuesve të Ambasadës Ruse. Po të marrim rastin ekstrem, që një agjent rus është eliminuar fizikisht, kjo situatë nuk është aspak e lehtë. Por, edhe në këtë pikë nuk po bëjmë ndryshe nga situata të ngjashme në botë. Shteti ynë ka marrë një pozicionim të duhur, në pamje të parë”, u shpreh Muzhaqi.

“Ndoshta nuk kemi teknologjinë e duhur për situata të tilla, kështu që mendoj se do të na duhet një analizë më specifike nga një laborator më i profilizuar me të tilla raste të dyshimta”, shtoi eksperti i sigurisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/21/vdekja-e-turisteve-ruse-punonjesi-i-pishines-hodha-vetem-nje-gote-klor-ne-60-tone-uje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos