Makina përplaset me ambulancën, plagoset pasagjerja e ambulancës

Nga A2 CNN
10 Gusht 2022, 16:12 | Kronikë
Makina përplaset me ambulancën, plagoset pasagjerja e ambulancës

Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në afërsi të ish-sheshit "Shqiponja". Një ambulancë, me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos